Kompleksit banesor afarist "DIAMOND", ndërtohet në një lokacion të urbanizuar në sipërfaqe prej gjithsej 5'413 m2, ku mbi 70% e sipërfaqes paraqet hapësirë të gjelbëruar.
Kompleksi përbëhet prej dy ndërtesave, njëra 7-katëshe kurse tjetra 5-katëshe, të cilat përmbajnë hapësira të kombinuara afariste dhe banimi.
Kompleksi përmban bodrumet ku janë të ndara vendparkingjet si dhe depotë.
Përdhesa dhe kati i parë përfshijnë lokale afariste, si dhe pjesën e gjelbëruar me shetitore dhe kënde për fëmijë.
Katet tjera përfshijnë hapësira banimi dhe secili kat përmban prej tri deri në gjashtë banesa të metrazhit të ndryshëm.
Në katin më të lartë kemi planifikuar një hapësirë të madhe banimi me gjelbërim-penthouse, me një pamje fantastike të rrethinës.
Projekti posedon leje ndërtimi nga komuna me numër 07-350-7203/386 dhe parashihet që të përfundohet në një afat 24-mujor.